Home Aktualitet Qeveria shkri...

Qeveria shkrin Akademinë e Albanologjisë, deputetja Açka: Dëm i madh për gjuhën dhe historinë

71
0

Deputetja e PD-së zyrtare, Flutura Açka ka komentuar vendimin e qeverisë ”Rama 3” për riorganizimin e Akademisë së Studimeve Albanologjike pranë Akademisë së Shkencave. Açka ka ironizuar faktin se asnjë zë autoritar nuk është ngritur për të kundërshtuar ndonjë shkelje.

Postimi i plotë

Kushi dhe Gjinushi Mjafton shkrirja e fjalës “Akademi Albanologjike” për të nënkuptuar dëmin e madh që po i bēhet kulturës, gjuhës, arkeologjisë, letërsisē dhe historisë shqiptare. Pas mbylljes së kopshte e shkolla, nuk duhet të përfshinin në cv tuaj politike, për asnjë kusht, mbylljen e një akademie aq emblematike, zonja Kushi.

Mjafton fakti që asnjë zë (ose ndonjë i rrallē) autoritar nuk u ngrit të kundërshtonte ndonjë shkelje (edhe pse ankesë kanē qenë të shpeshta, gjatë analizës vjetore të Akademisë së Shkencave Shqiptare, mjafton ngjyra mavi e ftesave dhe e posterit për përvjetoret e këtij institucioni, mjafton mënyra tinzare e zgjatjes së mandatit tuaj politik, për të kuptuar sa apolitik është ky agresion ndaj shkencës albanologjike, zoti Gjinushi. Ka edhe raste kür, me dëshirēn dhe qëllimin e mirë, gjërat rregullohen, jo rrënohen. Dhe ky është rasti.

Në mbrojtje të profesorëve dhe të gjithë kontributorëve të nderuar. Dëshmi janë veprat, jo vitet politike, jo gjepurat dhe kulisat politike, të trashëguara nga regjimi i kontrollit dhe birësimi i dikurshëm me të.

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur riorganizimin e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA). Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë tha se me vendim të Këshillit të Ministrave po e riorganizojnë këtë akademi, duke i vendosur institutet dhe njësitë përbërëse të saj si qendra autonome, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit