Home Aktualitet Quajti shqipt...

Quajti shqiptarët kriminelë, Dua Lipa kritikon ministren britanike: Mendjengushtë

173
0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka shpërthyer me akuza ndaj ministrave anglezë, për mënyrën sesi ata i kanë trajtuar emigrantët në ligjëratat dhe vendimet e tyre. E revoltuar, Lipa kritikon mënyrën “shkurtëpamëse” sesi ministrat britanikë i etiketojnë emigrantët.

Ylli i muzikës tha se mënyra se si qeveria ka diskutuar për shqiptarët e ka lënduar atë, teksa bëri thirrje për me shumë empati ndaj tyre.

“Sigurisht që dhemb. Të gjitha ato fjalë të hedhura rreth emigrantëve? Gjithmonë kam menduar se Londra ishte një bashkim kulturash. Kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët, për shembull, kjo të dhemb. Është dritëshkurtër dhe mendjemprehtë, por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz. Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë, ‘Emigrantët po vijnë në vend dhe po zënë punë”,-tha Dua Lipa në një intervistë për Sunday Times.

Dua Lipa bëri thirrje për më shumë ndjeshmëri. “Megjithatë, emigrantët që kanë ardhur këtu e kanë fituar paranë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk duhet të largohen nga nevoja, nga frika për familjen e tyre”,-shtoi Dua Lipa.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit