Home Aktualitet Qytetari e qu...

Qytetari e quajti kineze në Instagram, Yuri Kim e fton për një bisedë në Ambasadë

29
0

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është mjaft aktive në rrjete sociale. Mbaje ajo i ka kthyer përgjigje një komentuesi. ”Dashuria Shqiptaro-Kineze është një histori e vjetër dhe e bukur”, shkruan qytetari në foton e ambasadores në Instagram.

Kim i ka kthyer përgjigje duke e ftuar për një bisedë në zyrën e ambasadës Amerikane për t’i treguar historinë krenare të vendit nga vjen dhe ai t’i tregojë pse mendon se ajo është kineze.

“Jam e çuditur nga komenti juaj. Ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, ku mund t’iu tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve”, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam “kineze. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë”, i përgjigjet ambasadorja Kim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit