Home Bota Qytetari para...

Qytetari para parlamentit grek: Do ju hedh në erë

48
0

Një alarm u dha para parlamentit grek, ku një qytetar ka kërcënuar se do hidhte në erë zonën.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm para monumentit të Ushtarit të Panjohur.

Bëhet fjalë për një shtetas grek, i cili teksa drejtonte një makinë mbante në dorë një kanaçe me benzinë dhe vaj, ndërkohë që bërtiste; “Do t’ju hedh në erë”.

Po ashtu mësohet se në makinën e autorit shkruhej; “Turqit dhe Gjykata Popullore sundojnë Evropën.”.

Pas kësaj, efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje duke neutralizuar personin ende të pa identifikuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit