Home Aktualitet Qytetit histo...

Qytetit historik dhe turistik të Lezhës, i shtohet muzeu i ri arkeologjik

389
0

Nga: JAK RROZHANI

Kompleksit Arkeologjik të qytetit të Lezhës, i shtohet Muzeu i ri Arkeologjik në kalanë 2400 vjeçare të Lezhës. Kjo falë punës, angazhimit dhe përkushtimit të kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, duke arritur si bashki të fitojë projektin ambicioz për kulturën lezhjane: ndërtimin e Muzeut Arkeologjik, si aset kulturor e vlerë e shtuar, me një vlerë 453 mijë euro financuar nga BE (bashkë me Odën Artizanale, Gjakovë).

Bashkia Lezhë është lider i këtij projekti dhe koordinon gjithë procesin e zbatimit, ku për herë të parë Bashkia si lider aplikant arrin të fitojë një projekt nga IPA CROSSBORDER (Ndërkufitar, të financuar nga BE. Duke bërë të mundur ndërtimin e Muzeut të ri Akeologjik Mesjetar në hyrje të kalasë së Lezhës (dhe Muzeut “Oda e Artizanatit” në Gjakovë), një simbiozë e bukur dhe atraktive e turizmit përmes trashëgimisë kulturore, duke shtuar interesin e vizitorëve dhe turistëve nga vendi dhe bota si atraksion, pasuri dhe vlerë historike dhe kulturore. Dëshmi e historisë, kulturës, qëndresës e luftës për liri, pavarësi, gjuhë dhe identitet kombëtar, si identitet dhe trashëgimi kombëtare.

Ndërtimi i Muzeut Arkeologjik në kalanë e Lezhës, i shtohet fondit të historisë dhe kulturës të Lezhës, duke u folur në çdo kohë brezave nga lashtësia deri në ditët tona. Ky projekt kulturor u arrit në sajë të punës së palodhur,angazhmit dhe përkushtimit të kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, një dashamirës, mbështetës dhe promovues i kulturës dhe artit dhe i aktiviteteve kulturore, artistike e sportive në gjallërimin e jetës kulturore artistike të qytetit të Lezhës.

Duke u bërë promotor i zbatimit të projekteve të zhvillimit në infrastrukturë, si në qytete ashtu edhe në fshatra e zpnën turistike, duke e bërë Lezhën një qytet të ri me projektet e zhvillimit dhe ndryshimet edhe nè fshatra e zonën turistike, në bujqësi e agroturizëm, turizëm rural etj.

Të një kryebashkiaku që i flet kurdoherë puna, ndryshimi dhe zhvillimi dhe duke qenë kurdoherë pranë qytetarëve në zgjidhjen e problemeve në kohë. I fjalës së mbajtur, përkushtimi, korrektësia, shërbimi dhe mirëqenia e qytetarit, risitë dhe vizioni për një qytet bashkëkohor e atraktiv e të jetueshëm për qytetarët, me investimet në infrastrukturë në çdo sektor.

Kjo duke i monitoruar vetë për një qytet evropian dhe turistik në çdo kohë e që ndryshon çdo ditë pamjen e tij me investimet në infrastrukturë në çdo sektor jetik. Me kujdesin, këndvëshrimin dhe punën konkrete të Ndreut me projektet e zhvillimit të një qyteti bashkëkohor që ndryshon çdo ditë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit