Home Aktualitet Rama dhe Beri...

Rama dhe Berisha me podcast, Mediu: S’mund të “zëvendësojë” politika median

148
0

Në këto zgjedhje vendore, Partia Republikane nuk do të dalë me kandidatë për kryetarë bashkie, por do të garojë vetëm për Këshillat Bashkiakë. Kryetari Fatmir Mediu theksoi se PR do të mbështesë të gjithë kandidatët për kryetarë bashkie të opozitës.

“Dhe kjo ishte logjika për të ndërtuar një koalicion më të gjerë. Veç kandidatëve për kryetarë bashkie që janë të përbashkët, partitë të kishin listat e tyre për këshilltarë”,-tha Mediu.

Ndërkohë, teksa i afrohemi nisjes zyrtare të fushatës, kreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar se do të nisë të realizojë podcast-e, të njëjtën gjë e bëri edhe kundërshtari i tij politik Sali Berisha, i cili publikoi të hënën edhe episodin e parë që mban titullin “Jeta përtej politikës”.

Lidhur me këto risi në kohë fushate, Mediu kujtoi se sot mediat sociale i krijojnë kushtet për qasje të tilla, por theksoi se duhet treguar një kujdes i madh që të mos kalohen disa kufij që mbajnë disa balanca delikate.

“Politika ka dalë nga ato format klasike të saj. Ajo që është e rëndësishme, nuk duhet që politika të vijë te pika që të thotë se s’ka më media se median e bëjmë ne. Nëse e bëjmë këtë atëherë, kemi prishur një pushtet jashtëzakonisht të rëndësishëm që nuk është thjesht balanca e aktorëve politikë, por është balanca e shoqërisë me politikën dhe shtetin. Prandaj këtu duhet të jemi shumë të kujdesshëm se ku i kemi limitet tona”,-tha më tej Mediu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit