Home KRYESORE Rama e Kurti ...

Rama e Kurti takohen sot në Elbasan në mbledhjen e dy qeverive, ja marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

128
0

Mbahet sot mbledhja e parë mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, pas krijimit të kabineteve të reja qeveritare që u prodhuan nga zgjedhjet. Mbledhja do të zhvillohet në Elbasan dhe në përfundim do të nënshkruhen disa marrëveshje dypalëshe.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë me dije se marrëveshja në fushën e arsimit do të jetë për lehtësim të procedurës të njohjes së diplomave.

Më tej, pritet të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë.

Agjenda
09.45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës
10.00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (Regji + të gjitha mediat)

Në mbërritje, Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë

Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë

10.10 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Regji)
11.20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare (Regji)
11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave (Regji + të gjitha mediat)
12.05 – Foto e përbashkët (Kameraman dhe fotograf zyrtarê)
13.10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë (Regji)

Bashkëbisedim i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të Kosovës, Z. Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit