Home Aktualitet Rama i përgji...

Rama i përgjigjet bizneseve për orën policore: Lungomare s’ka muzikë, por ndotje akustike të tmerrshme

5
0

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje të gjithë bizneseve, të cilat nga dita e djeshme dhe sot kanë dalë në protesta, ku kërkojnë zgjatjen e orës policore.

Kreu i qeverisë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa i referohet Vlorës thotë se në Lungomare nuk ka muzikë, por ndotje akustike të tmerrshme.

Sipas tij, e drejta e atyre që duan zhurmë muzikore nuk fiton mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.

Po ashtu, Rama u kujton bizneseve se nga dita e nesërme, ora policore per muzikën do të shtyhet deri në 23:00, ndërsa këshillon se “kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën le të organizohet në natyrë”, aty, ku sipas tij nuk shqetëson njeri.

“Protestë në Lungomare për muzikën?

1. Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë

2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.

3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike”, shkruan Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit