Home Aktualitet Rama: Shqipta...

Rama: Shqiptarët në ishujt Kretë e Rodos janë pajisur me pasaporta dhe karta ID pranë vendbanimeve

408
0

Kryeministri Edi Rama deklaron se shqiptarët që jetojnë e punojnë në ishujt grekë Kretë e Rodos janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit të tyre pa qenë nevoja të udhëtojnë në Athinë ose Shqipëri, duke dhënë kështu një lajm të mirë për emigrantët në Greqi.

Në të vertetë pajisja e tyee me këto dokumenta shqiptare ishte një stres i madh, pasi humbnin kohë fizike dhe para për të shkuar në Athinë. Ndaj kjo mund të quhet sukses i qeverisë dhe shpresohet se do të vazhdojë edhe në disa shtete të tjera ku ka me mijëra shqiptarë.

“Janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit, shqiptarët në ishujt Kretë e Rodos, duke u kursyer atyre kohë dhe para, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje

*foto nga momentet e punës nga Ambasada Shqiptare në Greqi, që mundësoi të gjithë shërbimet konsullore

#TëBashkuarJoTëNdarë

#ShqipëriaEArdhmjaJonëSkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.

Pas kryeministrit ka shkruar edhe sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri për këtë sukses të qeverisë.

Në foto: Shqiptarët duke aplikuar për kartë ID dhe pasaportë shqiptare në vendbanimet e tyre në Kretë dhe Rodos.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit