Home Aktualitet Rama ka zgjed...

Rama ka zgjedhur Turqinë, ndërsa Berisha Greqinë! Spahiu flet për ndryshimet diplomatike

148
0

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se ka një ndryshim mes lidhjeve diplomatike të Kryeministrit Rama dhe udhëheqësit të një pjese të opozitës, Sali Berisha. Për të Berisha e shikon Greqinë si rrugë në mënyrë që të vendosë më vonë disa marrëdhënie diplomatike, ndërsa nga ana tjetër kryeministri Rama ruan lidhjet diplomatike me Washington-Berlin-Stamboll.

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare. Qeveria socialiste është pozicionuar pro pushtetit në Turqi, që do të thotë pro Erdoganit.

Nga ana tjetër opozita shqiptare, e përfaqësuar nga Berisha dhe Meta janë pozicionuar hapur kundër Erdoganit duke e konsideruar rrezik neo-otomanizmin në Ballkan. Berisha ka thënë në një intervistë dy muaj më parë se partneri kryesor i Shqipërisë në procesin e integrimit s’mund të jetë Turqia, por duhet të jetë Greqia.

Pra ka një ndarje ideologjike, diplomatike të koncepteve që ka Rama dhe Berisha në Lidhje diplomatike. Berisha e shikonë Greqinë dhe Athinën si “arka e Noes”, e cila mund ta shpëtojë nga oqeani ku ai ndodhet mes Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës dhe i ka mbetur Greqia, për të krijuar lidhje diplomatike.

Ndërsa Rama ka ndërtuar një mbështetje diplomatike tjetër, mbështetja diplomatike e Ramës, është Washington-Berlin-Stamboll,”-tha për Euronews Albania, Kreshnik Spahiu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit