Home Aktualitet Rama në Berat...

Rama në Berat: PD kërkon destabilizim për interes të Kremlinit

103
0

Pas ditëve me angazhime dhe punë jashtë vendit, këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama iu rikthye turit të ri paraelektoral dhe çështjes së financimeve ruse për PD-në. Teksa tha se e kupton arsyet përse opozita ka pranuar të destabilizojë vendin duke zbatuar interesat e Kremlinit në Tiranë, ajo që s’kupton janë njerëzit që i shkojnë pas forcave antishqiptare.

”Të gjendesh përpara faktesh aq tronditëse dhe aq domethënëse sa shpërblimi financiar nga të huaj jo dashamirës ndaj vendit për të ngatërruar vendin tënd dhe të vazhdosh të besosh ose ndjekësh verbërisht ata që arrijnë deri këtu, kjo vë në pikëpyetje shumë të madhe çfarë do të thotë të jesh shqiptar”.

Në takimin e parë në Berat që e zhvilloi me fermerët, rishpjegoi vështirësitë ku ndodhet buxheti i shtetit për të mos lejuar që çmimet e rritura të energjisë në tregjet ndërkombëtare ku po blihet energji të reflektohen tek buxhetet familjare dhe biznesit i vogël.

“Sepse çdo familje dhe çdo biznes i vogël në Shqipëri ka një mburojë financiare që e ka vendosur qeveria. Çmimi që paguan çdo familje të jetë 20-25% çfarë paguan qeveria. Çfarë paguan qeveria të jetë 70-75-80% e faturës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit