Home Aktualitet Rama në Dibër...

Rama në Dibër, Berisha: Nuk foli për Skavicën, që do t’u kushtojë shqiptarëve 1 miliardë euro

118
0

Sali Berisha në fjalimin e tij drejtuar simpatizantëve të mbledhur poshtë banesës ku ai ndodhet në ”arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023, foli për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Dibër. Berisha tha se regjimi ishte në qytet, por nuk foli për Skavicën, projekt, i cili sipas ish-kryeministrit do t’i kushtojë qytetarëve shqiptarë me 1 miliard euro.

”Kreu i regjimit ishte në Dibër. Atje foli për opozitën, por nuk foli një fjalë për Skavicën. A e dini o miq se Skavica përveçse përmbyt rreth 37 fshatra, përveçse shpërngul nga Dibra dhe Shqipëria mbi 20 mijë banorë, do peshojë mbi xhepat e qytetarëve shqiptarë, do rëndojë mbi supet e qytetarëve shqiptarë 1 miliard euro.

Kostoja për ndërtimin e Skavicës, nga 360 milionë u rrit në 500 dhe ka përfunduar në 1 miliard. Asnjë pushtues barbar nuk do mund të sillej në këtë mënyrë ndaj qytetarëve të vendit të pushtuar. Ai e bën sepse qytetarët për të janë për t’u vjedhur, janë për t’u mashtruar, janë për t’u përzënë nga vatrat e tyre.

Të dashur miq, ai e bën këtë se ky vend nuk ka drejtësi, sepse ai drejtësinë e ka shndërruar në një seksion të partisë së tij të krimit. Seksion i cili ndëshkon vetëm ata që i përcakton Edi Rama. Ai e bën këtë sepse ai edhe kur korrupton kryezbuluesin e SHBA, kur faktohet se ka hequr licenca dhe dhënë licenca në akt korruptiv ndaj tij, se i ka dhënë 225 mijë dollarë, përsëri për të nuk ka drejtësi.

Drejtësia nuk ekziston, drejtësia ekziston vetëm në SHBA. Atje ai dënohet, McGonigal dënohet me rreth 3 vjet, kurse Edi Rama vazhdon të tallet me shqiptarët me një cinizëm ekstrem. Vazhdon t’i vjedhë ata, t’i mashtrojë ata, t’i përzërë ata nga vendi”, tha ndër të tjera Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit