Kryeministri Edi Rama është i vetmi politikan që nuk ka thënë asnjë fjalë për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të PS-së, Marko Bello.
Heshtja e Edi Ramës ka shkaktuar habi dhe irritim te socialistët dhe njerëzit që militojnë prej dekadash në PS. Pedagogia Eva Allushi, ish-anëtarja e Kryesisë së PS dhe ish-kryedaktorja e “Zërit të Popullit”, në një postim në Facebook që duket se i referohet Edi Ramës shkruan:
“Cilët jeni ju mor burra që nuk nxirrni dot nga shkulmi i shpirtit tuaj të vrerosur kushedi përse, një ngushëllim njerëzor?! Në cilat hone të thella ju ka humbur njerzillëku. Cili inat ju ka vënë përfund e ju ka çuar në humbëtira pa krye e pa fund?! Cili inat ju ka pushtuar mendje e shpirt?? Inati për të poseduar çfarë? Një grusht ajër? Apo një grusht dhe?!”.
Discussion about this post