Home Aktualitet Kryeministri ...

Kryeministri Rama: Nuk kemi hequr dorë nga fasha. Në nëntor vendoset, ose do diskutohet sërish

142
0

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, ditën e sotme, deklaroi se fasha 800 kw nuk është hequr por është shtyrë, dhe se do të rishikohet sërish vendimi në nëntor.

Gjithashtu Rama tha se qeveria ka plan për kursimin e energjisë në institucionet shtetërore, ndersha shtoi se pas mësimit do të fiken dritat nëpër shkolla.

Kemi pasur dy elementë që na kanë ndihmuar ta shtyjmë vendosjen e fashës e mos e vendosim në muajin tetor, ta shtyjmë, jo të heqim dorë.

Reshjet, që kanë shtuar kuotat në hidrocentrale dhe në Fierzë, dhe elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët se sa parashikimi.

Nëse trendi i kursimit e reshjet do vijojnë ne do e kalojmë pa asnjë të papritur tetorin. Në nëntor do vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do i rikthehemi diskutimit, në bazë të parametrave”, tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit