Home Aktualitet Rama takim me...

Rama takim me gratë në Elbasan: Bindni burrat të mos votojnë kandidatët e Berishës

280
0

Votën për kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Edi Rama i cilësoi si dalje kundër partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë një takimi me gratë socialiste në Elbasan, kryeministri kërkoi mbështetjen e kandidatit të PS-së.i Pa kaluar katër ditë Edi Rama trokiti sërish në Elbasan për të zhvilluar një tjetër takim elektoral. Këtë herë ai mblodhi gratë socialiste ku u foli më shumë për Luçiano Boçin,

“Shqipëria është e të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mendojnë mirë se një votë që shkon në drejtim të non gratave është një votë që e dëmton Shqipërinë në sytë e atyre falë të cilëve ne kemi pasur mundësi të shkojmë përpara”.

Karta ndërkombëtare mund të mos jetë ndikuese tek mbështetësit e Sali Berishës, ndaj Edi Rama u kërkoi grave të Elbasanit të futen mik te bashkëshortët që janë me bindje opozitare.

“Po Luli është shumë më i vërtetë dhe shumë më serioz se sa Luluçi që keni ju këtu. Foli burrit, t’i thërrasë mendjes, dhe nëse është aq i djathtë sa nuk e zë gjumi, të flejë gjumë në datën 14 të mos turpërojë shtëpinë duke vendosur kryq tek Like floriri”.

Ashtu si në qytetet e tjera, këtë fushatë përzgjedhjes vendore, Edi Rama e personalizoi si përballje ndërmjet tij dhe dyshes Berisha-Meta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit