Home Aktualitet Rama takon kr...

Rama takon kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez. Ja marrëveshjet që nënshkruan

543
0

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez dhe të dy kryeministrat kanë nënshkruar dy marrëveshje.

Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957 , ishin dy dokumentet që u nënshkruan në Madrid.

Me Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez ku nënshkruam edhe dy marrëveshje: Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957.

Vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë”, shkruan Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit