Home Aktualitet Rama tur në d...

Rama tur në diasporë, Guri: Emigrantët në Greqi dërgojnë miliona euro. Duam raporte të shëndetshme

285
0

Kryeministri Edi Rama do të nisi së shpejti turin e takimeve me shqiptarët në diasporë. Edmont Guri, përfaqësues i diasporës shqiptare në Greqi, thotë se pret që shteti shqiptar ta kthejë më shumë vëmendjen nga kjo shtresë. Ai foli për takimin e planifikuar nga Rama me shqiptarët në Greqi.

Për të diaspora shqiptare në Greqi kërkon të ngrejë marrëdhënie të shëndetshme me shtetin shqiptar dhe një gjë shqetësuese sipas tij, është edhe vota e diasporës, e cila nuk është mundësuar ende nga politika në vendin tonë.

”Greqia ka diasporën e saj. Është një moment shumë i përshatshëm për të dy palët, kryesisht edhe për shtetin shqiptar, që të kthejë vëmendjen te diaspora shqiptare.

Diasporës shteti shqiptar i detyrohet shumë, duke marrë parasysh faktin që vetëm nga Greqia janë dërguar miliona euro. Kjo mjafton për ti kujtuar politikës shqiptare dhe kryeministrit aktual, për të kthyer vëmendjen te diaspora. Diasporën e shqetëson edhe vota e diasporës.

Ne kërkojmë të ngremë raporte të shëndetshme me shtetin shqiptar. Duke qenë për faktin se tani diaspora disponon të gjitha mundësitë, për të ofruar konsulencë apo për të drejtën e votës. Le të shpresojmë se Rama do të ketë takime edhe me politikanët grekë”, tha Guri në ”Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit