Home Sporti Ramadani: Dua...

Ramadani: Dua mbijetesën me Leccen, më pas Europianin me Shqipërinë!

13
0

Mesfushori i Lecces dhe i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Sassuolos.

“Seria A është e vështirë. Do të jetë thelbësore të marrim sa më shumë pikë në këto gjashtë ndeshje. I pyetur për ndikimin e trajnerit Luca Gotti në paraqitjen e skuadrës, mesfushori nga Ferizaj u përgjigj shumë qartë.

Trajneri ndryshon formacionin nga ndeshja në ndeshje. Tani luajmë me dy në mesfushë. Jemi më kompakt, kjo është një rrugë më e mire për t’u ndjekur dhe nuk pësojmë gol në tre ndeshjet e fundit. Tani jemi të përqendruar te ndeshja e radhë që është Sassuolo.

Euro 2024? Kur hyj në fushë kam besim të madh, nuk kam frikë nga askush. Thjesht dua të bëj mirë dhe ta fitoj ndeshjen. Dua të arrij fillimisht mbijetesën me Leccen dhe më pas të bëj mirë në Kampionatin Europian me Shqipërinë”, tha futbollisti shqiptar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit