Home Sporti Olsi Rama: Ti...

Olsi Rama: Tiranën e dua në “Final 4”, duhet të jemi më të mirët e Shqipërisë

65
0

Olsi Rama dëshiron që Tirana të jetë pjesë e “Final 4”. Drejtuesi i lartë i Partizanit thekson se rivali historik e ka vendin në garën e më të mirëve.

“Jam shumë i lumtur për fitoren sot. Në radhë të parë, kjo i dedikohet presidentit të nderit, zotit Resul Demi. Pa i hequr asgjë “Guerrils”-ave, ai është tifozi i parë i Partizanit dhe ka qenë gjithmonë. Unë dhe Gazi nuk mund të jemi tifozë se jemi në krye të detyrës, por mbështetja a Resulit ka qenë gjithmonë për lojtarët dhe klubin.

Jam shumë i kënaqur, se janë dy fitore në derbet e kryeqytetit. I gëzohem faktit që lojtarët arrijnë të gjejnë fitoret në derbit radhazi. Shumë i gëzuar për Maguette, që tregoi nivelin e tij edhe një herë. Por jam i kënaqur edhe nga Sota, Sembene, Buxhelaj, Bintsuka, Rrapaj, që po ngrihet në nivelet që presin, të gjithë me pak fjalë. Urime edhe stafit që po transmeton filozofinë te lojtarët.

Ne jemi të gjithë një klub që punojmë, mundohemi t’u gjendemi pranë lojtarëve, mos harrojmë që janë djem të rinj, kalojnë momente të vështira. Është detyra jonë që me qetësi t tregojmë si të ecin para. E kam thënë që në një kampionat ndryshe nga të tjerët, duhet të jemi shumë të përgatitur për dy ndeshjet e fundit se nuk kam pasur dyshim që do jemi pjesë e katërshes. Tri ndeshjet e radhës do të jenë në funksion të atyre dy ndeshjeve.

Tirana, jashtë? Shpresoj të jetë, e di që jam mbase në një mënyrë kundër një pjese të madhe të tifozërisë, por mendoj që në “Final Four” duhet të jemi më të mirët e Shqipërisë. Shpresoj të gjejnë rrugën dhe të jenë. Nuk është në dorën time, por bëhet me interesant kampionati. Ka ekipe të tjera që e meritojnë, Skënderbeu e ka treguar me lojë që kanë pretendime reale, edhe pse e nisi kampionatin pa pretendime”, tha Olsi Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit