Home Sporti Ramadani tako...

Ramadani takon Cherubinin për rikthimin e Pjanic te Juventusi

13
0

Miralem Pjanic mund ta shohim sërish te Juventusi gjatë kësaj vere.  Në orët e fundit ka pasur një takim mes menaxherit të lojtarit, Fali Ramadani, dhe drejtorit sportive të “Zonjës së Vjetër” Cherubini.

“El Mundo Deportivo”, një gazetë shumë pranë Barcelonës, shkruan me optimizëm për arritjen e marrëveshjes. Barcelona kërkon ta shesë sa ma parë futbollistin boshnjak, për t’u liruar nga paga e tij e lartë e vetë Pjanic synon ribashkimin me Allegrin.

Drejtuesit e Juventusit duhet të kryejnë një shitje për t’i bërë vend Pjanicit dhe jo më kot ka dalë në skenë emri i Ramsey-t. Boshnjaku është i gatshëm të pranojë ulje të pagës, madje Barcelonë po kishte nisur të mendonte që ta linte të lirë vetëm që të mos shpenzonte një shumë të majme vjetore për pagën e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit