Home Sporti Real Madrid b...

Real Madrid bën gati 300 milionë euro në verë për të rrëmbyer 3 yje

201
0

Real Madrid pritet të jetë mjaft aktive në merkaton e verës.  Spanjollët do tentojnë të përforcohen edhe më shumë dhe janë tre lojtarë që rekordmenët e Champions League i duan me çdo kusht.

Jude Bellingham i Borussia Dortmund është objektivi kryesor për mesfushën. Për anglezin ka oferta nga klubet më të mëdha të Europës dhe gjermanët duan rreth 150 milionë euro për kartonin e tij.

Khvicha Kvaratskheila i Napolit është objektivi për sulmin. Gjeorgjiani po shkëlqen në vitin e parë në kampionatin italian dhe një nga lojtarët më të kërkuar. Kryesuesit e Serie A po tentojnë ta blindojnë me kontratë të re.

Real Madrid synon dhe një goditje në mbrojtje. Joao Cancelo është i përzgjedhuri për linjën e majtë. Bayern Munich nuk do e blejë atë dhe Manchester City që zotëron kartonin është gati t’i dëgjojë ofertat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit