Home Sporti Real Madrid b...

Real Madrid bën gati planin B nëse nuk vjen Mbappe, është një tjetër francez

175
0

Kylian Mbappe është dëshira e madhe e Real Madridit në merkato. Edhe pse sulmuesi rinovoi kontratën me PSG në sezonin e fundit, sërish “Los Blancos” e kanë në krye të listës së dëshirave.

Duke njohur shkallën e vështirësisë, madrilenët kanë gati edhe planin B nëse Mbappe nuk mbërrin në Santiago Bernabeu. Në kampin spanjoll po mendojnë për Kingsley Coman të Bayern Munich.

Megjithatë, edhe bavarezët nuk hapin rrugë për shërbimet e 26-vjeçarit pasi nuk i ulin pretendimet prej 100 milionë euro, nisur kjo edhe nga kontrata e vlefshme deri në vitin 2027.

Në këtë sezon të Bundesliga-s, sulmuesi është aktivizuar në 13 ndeshje duke shënuar edhe tre gola teksa është pjesë e gjermanëve prej vitit 2015.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit