Home Sporti Real Madrid r...

Real Madrid rigjen fitoren në La Liga, mund me lehtësi Valencian (VIDEO)

110
0

Real Madrid rikthehet te suksesi në La Liga duke marrë një fitore të pastër 2-0 ndaj Valencias. Në pjesën e parë ndeshja kishte ritëm, por jo gola.

Në të dytën, Reali vijoi të ishte këmbëngulës dhe në fakt u shpërblye në minutën e 52-të falë një super goli të Marco Asensios.

Vinicius do të shpërthente në krahun e majtë dhe me shpejtësinë që e karakterizon, e depozitoi për herë të dytë topin në rrjetë në harkun e tre minutave.

Ndërkohë, në të 71-tën pati tension me Gabriel Paulistën që ndërhyri rëndë ndaj Vinicius dhe u ndëshkua menjëherë me të kuq, duke ia bërë edhe më të pamundur reagimin shokëve të tij.

Reali mbetet në vend të dytë me 45 pikë, pesë më pak se kryesuesit e Barcelonës. Nga ana tjetër, Valencia renditet në vend të 14-të me 20 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit