Home Sporti Real Madrid t...

Real Madrid transferon për herë të parë një lojtar nga Puerto Riko

105
0

Real Madrid në vitet e fundit ka afruar emra të mëdhenj, si Vinicius Junior, Rodrygo, Edoardo Camavinga, Jude Bellingham, Aurelien Tchouamen apo Arda Guler, pa llogaritur këtu super talentin brazilian, Endrick, i cili do t’i bashkohet klubit, në verën e këtij viti.

Afrimi më i ri, në radhët e “Los Blancos” është raportuar mëngjesin e kësaj të hëne, me “Mbretërit” e Madridit, që kanë transferuar anësorin e talentuar, nga Puerto Riko, Jeremy De Leon, nga klubi i kategorisë së tretë spanjolle, Castellon.

Ai do të jetë i pari lojtari, me këtë kombësi, te 14 herë fituesit e UEFA Champions League. De Leon aktivizohet në fazën ofensive dhe fillimisht do t’i bashkohet të rinjve të Real Madrid e nëse ia del që të shkëlqejë, atëherë trajneri Carlo Ancelotti mund t’i dhurojë një shans edhe në ekipin e parë.

19-vjeçari, konsiderohet një lojtar që i “djeg” mbrojtësit falë shpejtësisë ndërsa ai vetë refuzoi dy oferta nga klube të La Liga vetëm për t’iu bashkuar “Galaktikëve”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit