Home Sporti Reali bën gat...

Reali bën gati revolucionin, ja 5 lojtarët që pritet të largohen në janar

182
0

Real Madrid pritet të jetë mjaft aktive në merkaton e dimrit, veçanërisht në dalje. Gareth Bale dhe Isco ndodhen në vitin e fundit të kontratës dhe drejtuesit e “Los Blancos” duan të përfitojnë disa miliona nga shitja e tyre në merkaton e dimrit.

Carlo Ancelotti ka dhënë miratimin e tij për shitjen e dy futbollistëve, teksa edhe tre lojtarë të tjerë janë me valixhe gati. Dilema ka edhe rreth Eden Hazard, Mariano Diaz dhe Luka Jovic.

Gjithsesi, drejtuesit e Realit kanë vendosur të bisedojnë me tre lojtarët ofensivë, për të mësuar edhe qëllimet e dëshirat e tyre, por gjithçka varet edhe nga ofertat që do marrin lojtarët.

Në fund Marcelo, të cilit i përfundon kontrata verën e ardhshme. 33-vjeçari brazilian është pjesë e Realit prej vitit 2007, por ai e ka humbur postin e titullarit dhe në fund të sezonit pritet të ndryshojë skuadër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit