Home Sporti Reali fiton p...

Reali fiton për herë të 12 Superkupën e Spanjës, mund në finale Bilbaon (VIDEO)

204
0

Real Madrid rrëmben trofeun e parë sezonal. Skuadra e Carlo Ancelottit triumfoi pastër 2-0 në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos.

Edhe pse pritej një duel i vështirë, Los Blancos me futbollistët e tyre me eksperiencë ia dolën me sukses. Në minutën e 38-të, Luka Modric shënoi një super gol me një goditje të bukur në hyrje të zonës, që shkoi në trekëndësh.

Në fillimin e pjesës së dytë Benzema fitoi me zgjuarsi një 11-metërsh që do ta kthente po vetë në gol. 3 minuta nga fundi Militao u ndëshkua me karton të kuq, por që nuk do të influenconte në rezultat. Raul Garcia humbi një penallti në kohën shtesë. Kjo është Superkupa e 12 që rrëmben Reali në Spanjë. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit