Home Aktualitet Rebelohet ish...

Rebelohet ish-deputeti Belind Këlliçi: Le t’i vihet fl*ka këtij Parlamenti!

380
0

”Vënia e flakës së parlamentit, ngujimi në sallën e Kuvendit, greva e urisë”, janë disa nga skenarët që opozita po diskuton. Ajo që është e sigurt deri më tani është opozita do të radikalizojë aksionin e saj. Me aksionin e deri tanishëm, Belind Këlliçi tha se opozita ka arritur shumë, por nuk do të ndalet.

Këlliçi flet për Amnistinë Penale apo edhe Reformën Zgjedhore që sërish janë kthyer në një “mollë sherri”, me nazhorancën, por edhe palën tjetër të Partisë Demokratike.

“Me bllokim është arritur diçka, nuk ma më qytetar që parlamenti është në një ngërç dhe që sot PS të cakton në opozitë dhe kë ke kryetar të PD. Nëse ne tërhiqemi, ose do thotë se deri tani kemi bërë propagandë, ose nuk do të na lejohet që të bëjmë punën.

Po diskutohet ideja e radikalizimit të aksionit opozitar, po diskutohet ideja e një ngujimi, e një proteste më të fortë. Mund t’i vihet edhe zjarri parlamentit, ka ndodhur kudo në botë, ka forma të ndryshme të mosbindjes civile për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe ndërkombëtarët”, u shpreh Këlliçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit