Home Aktualitet Reforma Terri...

Reforma Territoriale, Çupi: Ka qenë ndarje elektorale e pastër për të marrë bashkitë

82
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi thotë se Reforma Territoriale ka patur që në nisje elementë regresivë. Ajo thotë se vendi ka nevojë emergjente për një Reformë të re Territoriale.

“Miratimi vetëm me votat e mazhorancës, pa konsensusin e opozitës në vitin 2014 dhe pa konsensusin e qytetarëve. Nga ana tjetër ka patur edhe të metën që kjo reformë u miratua me një akses të theksuar elektoral favorizues të partisë në pushtet. Për këtë arsye, ka dështuar kjo reformë dhe vendi ka nevojë për një Reformë Territoriale të re”, tha Çupi për ”A2cnn”.

Sipas saj, edhe nga ana elektorale, kjo reformë ka qenë ndarje elektorale e pastër për të marrë bashkitë. ”Ne e kishim parashikuar që kjo reformë do të ishte elektorale, i kemi ndjerë pasojat e kësaj reforme, por e dinim që kur erdhi pa konsensusin e opozitës dhe qytetarëve. Kërkesën për rishikimin e Reformës Territoriale e ka bërë PD-ja, për të hequr efektet elektorale dhe për ta bërë efektive me qytetarët”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit