Home Aktualitet Refugjatët ng...

Refugjatët ngrenë çadrat 300 m larg kufirit me Shqipërinë

261
0

Ndër vite është cilësuar si ”porta e artë” kalimi i emigrantëve nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. Sot janë me dhjetëra emigrantë që tentojnë të hyjnë çdo ditë në territorin tonë për të shkuar drejt Europës, por kthehen sërish nga efektivët e FRONTEX.

Gazeta greke ”Ethnos”, thotë se në një hapësirë 300 metra larg pikës doganore të Kapshticës, klandestinët kanë ngritur çadrat, ku qëndrojnë derisa të munden të hyjnë drejt fshatit Trestenik të Devollit.

Duket se banorët e fshatit tashmë janë mësuar me këtë realitet. Ata vijnë nga vende si Siria, Afganistani dhe duke përshkuar Turqinë kalojnë në Greqi. Pasi hyjnë në Shqipëri ata përcillen nga trafikantët drejt Kosovës apo Serbisë, për t’u zhvendosur drejt Hungarisë dhe Rumanisë, aty ku janë edhe pikat shpërndarëse drejt vendeve të Europës.

Pikërisht në Rumani Europoli zhvilloi një aksion orët e fundit ku shkatërroi një rrjet kriminal që organizonte trafikun e paligjshëm njerëzor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit