Home Bota Rekord infekt...

Rekord infektimesh në Rusi, mbi 14 mijë raste të reja, shifra më e lartë që nga shkurti

0
0

Autoritetet shëndetësore në Rusi kanë raportuar rritje të rasteve të reja me Covid. Vetëm brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 mijë e 723 të infektuar, prej të cilëve 7 mijë e 700 në Moskë.

Shifra është më e larta që nga data 13 Shkurt. Ekspertët e shëndetësisë gjithashtu shtuan se 357 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave në Rusi në 126 mijë e 430.

Megjithatë, sipas një llogarie tjetër të Agjencisë Federale të Statistikave, Rusia ka regjistruar 270 mijë viktima midis prillit të 2020-ës dhe prillit të vitit 2021. Duke nisur nga java e ardhshme, zyrtarët e Moskës kanë udhëzuar njerëzit që të punojnë nga shtëpia për arsye sigurie.

Më 12 qershor, kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se të paktën deri më 20 qershor, restorantet dhe baret në qytet nuk do u shërbejnë klientëve pas orës 11:00. Autoritetet kanë njoftuar që personat të cilët nuk mbajnë maska dhe doreza në vendet publike do të gjobiten me 70 dollarë.

Më 12 qershor, agjencia e lajmeve Interfax citoi presidentin rus, Vladimir Putin, të thoshte se 18 milionë rusë deri më tani janë vaksinuar kundër COVID-19. Rusia ka më shumë se 144 milionë banorë./abcnews.al

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit