Home Aktualitet Rënia e qever...

Rënia e qeverisë bullgare mund të pengojë zgjerimin e BE-së

88
0

Rënia e qeverisë bullgare këtë të mërkurë, nuk është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “AP NEWS”, shkruan se rënia e qeverisë fut në krizë politikën të jashtme, sidomos kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE-së.

Bullgaria u zhyt më thellë në krizë politike pasi qeveria e kryeministrit Kiril Petkov humbi një votë mosbesimi në parlament, duke rritur mundësinë e zgjedhjeve të katërta të përgjithshme brenda vetëm dy viteve.

Qeveria u rrëzua ndërsa u përpoq të thyente një bllokim në bisedimet e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit, gjë që bëri që një anëtar i vogël i koalicionit të largohej pjesërisht për shkak se kundërshtoi përpjekjet për të ndihmuar ofertën e hyrjes së Maqedonisë së Veriut në bllok.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit