Home Aktualitet Riaktivizimi ...

Riaktivizimi i zja*rrit, rreziku mbetet i lartë. Në gatishmëri të plotë forcat e shërbimit zjarrfikës

35
0

Riaktivizimet e shpeshta të flakëve në qendrën tregtare në Lushnje kanë vënë në gatishmëri të plotë forcat e shërbimit zjarrfikës dhe ndërhyrjes së shpejtë.

Pas evakuimit të banorëve, rrezik mbetet siguria e banesave të tyre dhe e godinave përreth qendrës tregtare, të cilat ndodhen shumë pranë.

Flakët janë lokalizuar në katin e sipërm të godinës, në tarracën që lidh dy kullat, materiali i së cilës është prej dërrase, duke favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.

Zjarri është rindezur pikërisht aty ku nisi, në katin e katërt të qendrës tregtare, ku ndodhen 100 biznese që tregtojnë mallra industriale, kryesisht jorganë, dyshekë e jastëkë, të cilat vazhdojnë të digjen.

Zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen brenda ambientit për shkak të temperaturës së lartë, ndaj po operojnë duke ndërhyrë përmes vinçit nga ambienti i jashtëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit