Home Kultura Ribashkohen “...

Ribashkohen “Rojtarët e Natës”, kryevepra e Rembrandit plotësohet me pjesët e prera para III shekujsh

4
0

Në një nga aktet e mëdha të vandalizmit të artit, copa të mëdha të kryeveprës së Rembrandt “Rojtarët e natës” u prenë për të përshtatur pikturën në një shtëpi të re në 1715. Tani për herë të pare pas III shekujsh, vizitorët në Muzeun e Amsterdamit mund të shohin pikturën në formën e saj origjinale, falë një rindërtimi mahnitës të pjesëve të humbura.

Për herë të parë në më shumë se 300 vjet, vizitorët në Muzeun e Amsterdamit mund të shohin kryeveprën e piktorit Rembranndt “Rojtarët e natës” në formën e saj origjinale, falë një rindërtimi mahnitës të pjesëve të humbura. Restauruesit përdorën inteligjencën artificiale për të rikrijuar pjesët që mungonin, bazuar në një kopje të vogël të shekullit të 17-të.

“Është shumë emocionuese,” tha drejtori i Rijksmuseum, Taco Dibbits.

“Sepse kur e njeh pikturën që fëmijë, ndjen që papritmas ke bërë një hap prapa në kohë për 300 vjet”.

Rindërtimi i nisur që në vitin 2019 ka zbuluar dinamizmin e vërtetë të përbërjes origjinale të pikturës së Rembrandt, me dy personazhet kryesorë në qendër të saj, kapiten Frans Banninck Cocq dhe toger Willem van Ruytenburch.

Rembrandt pikturoi “Rojtarët e natës” në 1642 për të përshkruar oficerët dhe anëtarët e tjerë të milicisë.

Pas varjes në shtëpinë e klubit të rojeve civile për 73 vjet, piktura u zhvendos në bashkinë e qytetit të Amsterdamit, ku ishte destinuar për një hapësirë ​​midis dy dyerve, por “nuk i përshtatej”, tha Dibbits.

“Njerëzit që e zhvendosën, vendosën ta ndanin në pjesë dhe morën gërshërë duke prerë katër anët”.

Copat që u u prenë nuk u gjetën kurrë dhe ky konsiderohet si një nga aktet më të rënda të vandalizmit të artit.

Ndaj zgjidhja ishte “inteligjenca artificiale në shkollën e artit”, tha Robert Erdmann, Shkencëtar i Lartë, i cili drejtoi projektin.

Kryevepra do të qëndrojë e ekspozuar për plot tre muaj në Muzeun e Amsterdamit, i cili u hap përsëri kohët e fundit pas relaksimit të masave të koronavirusit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit