Home Aktualitet Rikthehen vir...

Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë

82
0

Mbyllja gjatë Coronës vetëm i shtyu sëmundjet tipike të fëmijëve, sipas ekspertëve. Tani ato po rikthehen sërish me shifra të larta, sepse sistemi imunitar nuk ka mësuar luftimin e disa viruseve.

Ndërkohë që vërehet një efekt i vonshëm, është shprehur, Winfried Plötze drejtues për sigurimit shëndetësor gjerman. Dimri i shkuar tregoi, se shumë klinika fëmijësh në Gjermani mbërritën në kufirin e kapaciteteve të tyre për shkak të dyndjes së pacientëve të mitur të sëmurë.

Shifrat e të sëmurëve me fruth me shifra rekord

Gjatë pandemisë së Covid rënien më të madhe e shënoi sëmundja e fruthit për fëmijët. Përqindja e infeksionit në vitin 2021 për fëmijët deri në moshën 14 vjeç ishte rreth 92% më e ulët se në vitin 2019. Edhë sëmundje të tjera karakteristike për të miturit si lija e dhenve apo zgjebja shënuan një rënie të madhe. Ndërkohë shifrat e të sëmurëve me fruth kanë shënuar këto muaj shifra rekord, sipas ekspertëve. “Sistemi imunitar e ka humbur aftësinë e kundërverprimit ndaj disa viruseve”, thekson Plötze. Ai këshillon prindërit të vaksinojnë plotësisht fëmijët e tyre, sipas rekomandimit të Komisionit të Përhershëm, STIKO.

Sipas ekspertit shëndetësor, nëse ndodh të ketë një pandemi tjetër, politika duhet të mendojë, se si duhet vepruar me fëmijët. Duhet verifikuar, nëse përfitimi nga lockdowni është më i madh apo pasojat negative të mbylljes së shkollave dhe masat e izolimit janë më të rëndat për fëmijët. DW

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit