Home KRYESORE Rikthehet Cha...

Rikthehet Champions League, ja duelet më të bukura të mbrëmjes

572
0

Sonte në mbrëmje rikthehen emocionet magjike të Champions League me ndeshjet e katërta në grupe. Gjithçka nis në orën 18:45, teksa Chelsea do të luajë duelin e kthimit ndaj Malmos. Skuadra londineze nuk pritet të ketë probleme në Suedi.

Në mbrëmje dueli më i bukur pritet të jetë ai mes Atalantës dhe Manchester United. Pas përmbysjes së çmendur në sfidën e parë, Djajtë e Kuq këtë herë do të ketë një mision më të vështirë në tokën italiane. Barcelona do të luajë në transfertën ndaj Dinamo Kiev, me objektivin për të mbetur në garë për kualifikim.

Juventus ndërkohë sonte në mbrëmje synon të harrojë ecurinë mjaft negative në kampionat për të siguruar një biletë për në fazën tjetër. Bardhezinjtë do të presin në shtëpi skuadrën e Zenitit. Bayerni nuk pritet të ketë shumë probleme ndaj Benficës në shtëpi. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit