Home Aktualitet Rikthehet &#8...

Rikthehet ”normaliteti”, Rama takohet me Mitsotakis

43
0

Sot Tirana priti Samitin e Procesit të Berlinit, një aktvitet që organizohet për herë të parë në Ballkan, dhe në një vend jo pjesë e BE-së. Kryeministri Edi Rama pati një takim edhe me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.

Kjo është vizita e parë e kryeministrit grek pas përplasjeve mes dy vendeve për sa i përket çështjes së Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës në 14 Maj.

Beleri u arrestua pak ditë para zgjedhjeve për shit-blerje votash por Greqia ka kërkuar me ngulm lirimin e tij. Nga ana tjetër, Tirana zyrtare thotë se kjo çështje i takon drejtësisë dhe jo qeverisë shqiptare. Paraditen e sotme, Mitsotakis tha se në samit do të shtronte çështjen e Belerit duke kërkuar lirimin e tij për betim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit