Home Aktualitet Rikthehet pas...

Rikthehet pas 3 vitesh në PD, Rudina Hajdari zbut tonet ndaj Berishës: Të rrijë, por jo të jetë kryetar

463
0

E rikthyer në PD pas 3 vitesh, Rudina Hajdari ka zbutur qëndrimin e saj edhe ndaj Sali Berishës, duke thënë se mund të jetë pjesë e PD-së, por jo të marrë drejtimin e saj.

“Berisha ka mbështetjen e anëtarësisë, por kur flasim për interesin, ringritjen e PD dhe për drejtimin e qeverisë nesër, duhet të kemi një ofertë të re, një grupim të ri, ku Berisha mund të jetë pjesë, po jo në rolin kryesor.

Në fund të ditës duhet të shohim çfarë shqiptarët duhet të mendojnë nesër. Shqiptarët ndoshta nuk do të duan një ofertë të vjetër. Ai ka qenë kryeministër, president, i ka dhënë këtij vendi ca ka mundur, dhe PD duhet të zgjedhje një ofertë të re”, tha Hajdari.

Me marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike nga Komisioni i Rithemelimit, Rudina Hajdari është ribërë anëtare e PD-së.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit