Home Aktualitet Rindërtimi, Q...

Rindërtimi, Qeveria anulon VKM për shpalljen e zonës së re për zhvillim në Durrës

15
0

Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar VKM e datës 13 shkurt të 2020“për shpalljen e zonës së re për zhvillim, në njësinë administrative Durrës, bashkia Durrës, dhe caktimin e fondit shqiptar të zhvillimit si njësi zbatuese”.

Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Durrës dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.

V E N D I M

PËR

Shfuqizimin e vendimit nr.130, datë 13.2.2020, të këshillit të ministrave, “për shpalljen e zonës së re për zhvillim, në njësinë administrative Durrës, bashkia Durrës, dhe caktimin e fondit shqiptar të zhvillimit si njësi zbatuese”.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “iii” e “iv”, dhe 16, pika 3, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shfuqizimin e vendimit nr.130, datë 13.2.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e zonës së re për zhvillim, në Njësinë Administrative Durrës, Bashkia Durrës, dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese”.

2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Durrës dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit