Home Aktualitet Rinis procesi...

Rinis procesi i votimit në QV në Rrogozhinë, kreu i KZAZ-së: Sqaroni qytetarët, fotografimi i votës nuk lejohet

7
0

Pas ndërprerjes për disa minuta, ka rinisur procesi i votimit në qendrën e Votimit nr 22-23 në Rrogozhinë. Kreu i KZAZ-së u bëri te qartë anëtarëve të Qendrës së Votimit se votuesve nuk u lejohet vota.

”Është vepër penale që të fotografohet vota! Fotografimi i votës është vepër penale qartësojani qytetarit. Sqaroni qytetarët, pasi fotografimi i votës nuk lejohet. Media është e lirë. Mjafton mos të pengojë votimin! Media është e lirë, mos pengoni median të kryejë detyrën”,-tha kreu i KZAZ-së.

Zgjedhjet e 14 majit u shpallën të pavlefshme në këtë bashki dhe tashmë dy kandidatët do të gjenden edhe një herë përballë vullnetit të qytetarëve. Në garë janë sërish Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit