Home Aktualitet Rithemelimi i...

Rithemelimi i PD/ Ervin Minarolli: Kuvendi i 30 prillit, rruga e vetme

175
0

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Ervin Minarolli, thotë se ka sinjale pozitive për bashkim të PD-së, por si rrugën e vetme për këtë drejtim sheh kuvendin Kombëtar të 30 prillit.

”Kuvendi i 30 prillit është mundësi e mirë, nuk ka bisedime zyrtare, ka bisedime mes shokësh. Të gjithë e kanë parë kush është rruga për bashkimin e PD. Jemi në proces organizimi që finalizohet më 30 prill”.

1100 delegatët e Kuvendit Kombëtar pritet të dalin nga zgjedhja e strukturave të reja, proces që pritet të përfundojë në 3 prill. Nga Kuvendi do të dalin edhe dy organet e tjera të rëndësishme të partisë. “Do të zgjidhet Këshilli i ri Kombëtar dhe pas tij do të zgjidhet Kryesia e re”.

Po ashtu Minarolli ritheksoi edhe një herë faktin se askush nuk duhet të privohet nga e drejta për të kandiduar, duke rikonfirmuar mbështetjen e Komisionit të Rithemelimit ndaj Sali Berishës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit