Home Sporti Roma-Feyenoor...

Roma-Feyenoord pritet t’i vënë “flakën” Tiranës, dy tifozeritë premtojnë sherr masiv (VIDEO)

439
0

Përgatiti: Rozalb Lika

Roma-Feyenoord do të jetë finalja e Conference League që do të luhet në Tiranë më 25 maj. Skuadra verdhekuqe siguroi kualifikimin pas fitores minimale në duelin e kthimit 1-0 ndaj Leicesterit, ndërkohë që ekipi holandez ndërkohë barazoi 0-0 në Marseille, por siguroi finalen falë triumfit 3-2 në duelin e parë.

Tifozët e të dyja skuadrave do të zbarkojnë në Tiranë që një ditë para ndeshjes dhe pritet të krijojnë jo pak probleme. Holandezët në fakt kanë fansa shumë të zhurmshëm dhe këtë gjë e kanë vërtetuar shpesh herë. Policia franceze ndërhyri për të ndalur përleshjet e dhunshme dhe të përgjakshme mes tifozëve të Olympique Marseille dhe Feyenoord. Shufrat e hekurit u përdorën në sulme brutale dhe automjetet u shkatërruan nga tifozët e të dyja palëve. Ndërkohë policia, për të mbajtur situatën nën kontroll, ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët.

Armiqësia mes tifozerisë së Romës dhe Feyenoordit daton që shkurtin e vitit 2015. 7000 tifozë holandez zbarkuan në Romë për duelin e vlefshëm për Europa League në atë kohë, por ata ishin aq të zhurmshëm saqë bën lëmsh një nga qytetet më të mëdha në Europë. Policia italiane e pati të vështirë për të neutralizuar përplasjet mes tifozerive, ndërkohë që tashmë radhën do e ketë policia shqiptare.

Forcat Rena dhe forcat e rendit me siguri që do të kenë ditë impenjative para dhe gjatë finales së Conference League, pasi Roma dhe Feyenoord premtojmë përplasje jo vetëm në fushë, por dhe jashtë saj. /Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit