Home Sporti Roma fiton me...

Roma fiton me vuajtje ndaj Lecces, Dybala vendos duelin (VIDEO)

93
0

Roma merr një tjetër fitore në kampionat duke vijuar ecurinë e rezultateve pozitive. Skuadra e Mourinhos mori një fitore 2-1 ndaj Lecces në Olimpico.

Smalling zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 6-të, ndërkohë që verdhekuqtë mori një lajm të mirë pas ndëshkimit me karton të kuq të Hjulmand nga miqtë. Gjithsesi Lecce befasoi në minutën e 39-të, duke barazuar me Strefezza.

Në fillimin e pjesës së dytë, verdhekuqtë fituan një penallti që do të kthehej në gol nga Dybala. Roma administroi rezultatin deri në fund dhe tashmë ngjitet në vendin e 5-të me 19 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit