Home KRYESORE Ronaldo dhe M...

Ronaldo dhe Messi, fundi i një epoke të madhe

389
0

Dje në kryeqytetin e Arabisë Saudite u luajt ndeshja miqësore mes ekipit të më të mirëve arab, ku luan tashmë Cristiano Ronaldo dhe PSG, ku luajti edhe Leo Messi. Ndeshja përfundoi 5-4 në favor të ekipit francez. Dueli u luajt në kryeqytetin saudit me dy nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Me sa duket ishte ndeshja e fundit mes tyre.

Që në minutën e tretë, Messi mori një asist perfekt nga Neymar dhe përballë portierit e dërgoi topin në rrjetë.

Përgjigjja e Cristianos nuk vonoi, madje me 2 gola, njëri prej të cilëve me 11-metërsh. Në pjesën e parë goli tjetër për skuadrën parisiene u realizua nga Marquinhos. Pjesa e dytë ishte gjithashtu spektakolare. Sergio Ramos shënoi në fillimin e pjesës së dytë, ndërkohë që vendasit barazuan menjëherë me Soo Jang. PSG nuk u ndal me kaq pasi do të realizonte golin e katërt me Mbappe, nga pika e bardhë. Messi dhe Ronaldo do të linin fushën e lojës pas 60 minutash lojë.

CR7 reagoi mbrëmjen e djeshme pas ndeshjes ndaj Messit, duke publikuar një foto së bashku me të. “Jam shumë i lumtur që u ktheva në fushë dhe në listën e shënuesve. Bukur të shohësh disa miq të vjetër”, ka shkruar Ronaldo. Përveç se janë dy rival të mëdhenj prej vitesh, Ronaldo dhe Messi kanë ruajtur gjithmonë respektin dhe vlerësimin për njëri-tjetrit.

Kjo sfidë mund të quhet dhe fundi i një epoke të artë për botën e futbollit që ndoqi për shumë vite një nga rivalitetet më të mëdha në histori. Dikur Cristiano ishte pjesë e Realit dhe Messi te Barcelona, ku duelet e El Clasicos ktheheshin në eventin më të rëndësishëm botëror të futbollit.

Madje kishte raste kur dhe finalja e Championit nuk konsiderohej aq e rëndësishëm sa dueli mes tyre. Me miliona tifozë për shumë vite janë “gozhduar” para ekranit për të parë magjitë e Ronaldos dhe të Messit. Të shumta kanë qenë pyetjet e tifozëve se kush prej tyre është më i miri? Ende besoj se shumë nuk e kanë një përgjigje …

Foto ku duket Ronaldo dhe Messi duke u takuar miqësisht po bën xhiron e rrjeteve sociale. Dhe komentet janë: Ronaldo-Messi, fundi i një epoke të madhe talentesh!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit