Home Sporti Ronaldo “mbre...

Ronaldo “mbreti” i Instagramit, kryeson listën e 10 më të paguarëve për një postim

3
0

Portugezi Cristiano Ronaldo kryeson listën e personaliteteve që fitojnë miliona nga Instagram, pasi paguhet më shumë nga të gjithë për një postim në llogarinë e tij në këtë rrjet social.

Sipas kompanisë së marketingut, Hopper HQ, sulmuesi i Portugalisë paguhet 1,6 milionë dollarë për një postim, duke kaluar në këtë renditje yllin e kinemasë, Dwayne “The Rock” Johnson.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka 308 milionë ndjekës në Instagram, më shumë se kushdo tjetër në këtë rrjet social. Ndërsa mundësi i kthyer aktor, Johnson, ka 250 milionë ndjekës.

Kompania britanike Hopper HQ, e cila administron llogari në Instagram për biznese dhe individë, e publikoi për herë të parë këtë listë në vitin 2017.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit