Home KRYESORE Kristiano Ron...

Kristiano Ronaldo: Redaktori i “France Football” gënjeu, rezultati i “Topi të Artë” shpjegon arsyen!

761
0

Cristiano Ronaldo ka reaguar ashpër ndaj redaktorit të “France Football”, Pascal Ferré, i cili sipas tij ka gënjyer kur deklaroi që sulmuesi portugez e ka fiksim që të mbyllë karrierën me më shumë Topa të Artë se sa Lionel Messi.

“Rezultati i sotëm shpjegon pse ai bëri atë deklaratë një javë më parë. Pascal Ferré gënjeu, përdori emrin tim për të promovuar veten dhe revistën për të cilën punon. Është e papranueshme që një person përgjegjës për një çmim kaq prestigjioz të gënjejë në këtë mënyrë, duke treguar mungesë respekti për një njeri që gjithmonë ka respektuar “France Football” dhe Topin e Artë”. Gjithashtu gënjeu sërish duke justifikuar mungesën time me një detyrim për karantinë, që nuk ekziston.

Dua të përgëzoj gjithmonë ata që fitojnë, brenda sportit dhe lojërave të ndershme që kanë udhëhequr karrierën time që në fillim, dhe e bëj sepse nuk jam kurrë kundër askujt. Unë fitoj gjithmonë për veten time dhe për klubet që përfaqësoj, fitoj për veten time dhe për ata që më duan. Unë nuk fitoj kundër askujt.

Ambicia më e madhe e karrierës sime është të fitoj tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë për klubet që përfaqësoj dhe për kombëtaren e vendit tim. Ambicia më e madhe e karrierës sime është të jem shembull i mirë për të gjithë ata që janë apo duan të jenë futbollistë profesionistë. Ambicia më e madhe e karrierës sime është ta lë emrin tim të shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit botëror.

Do të përfundoj duke thënë se fokusi im është tashmë te ndeshja e radhës e Manchester United dhe në gjithçka që, së bashku me shokët e skuadrës dhe tifozët tanë, mund të arrijmë ende këtë sezon. Pjesa tjetër? Pjesa tjetër është vetëm pjesa tjetër…👊🏽”, – shkroi portugezi.

Trofeu i këtij viti u kritikua pasi pati shumë diskutime nëse Messi e meritonte çmimin, apo duhet ta merrte Robert Lewandowski, i cili shënoi 53 gola gjatë vitit kalendarik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit