Home Aktualitet ”Rotaci...

”Rotacioni politik ka nisur”, Endri Shabani: Qeveria duhet të kishte rënë pas akuzave nga Ahmetaj

68
0

Endri Shabani nga Nisma “Thurje”,-thotë se qeveria ”Rama 3” duhet të kishte rënë, në lidhje me aferën e inceneratorëve, dhe sipas tij këtë gjë forcojnë dhe deklaratat e fundit të zv/kryeministrit në arrati Arben Ahmetaj, i cili implikoi kryeministrin Rama dhe kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si të përfshirë.

“Kallëzimi ynë ka qenë në qershor të 2020, sapo SPAK kishte nisur punën. Ishte kallëzimi I dytë pas sterilizimit. Ngritëm 5 akuza që më pas u konfirmuan nga prokuroria. Hetimi ka avancuar dhe kemi parë pas hekurave zyrtarë të lartë dhe në arrati zv/kryeministrin. Mua më shqetëson fakti që një njeri në kërkim ndërkombëtar e gjen një gazetar dhe jo policia apo Interpoli. Në një vend tjetër normal, qeveria do të kishte rënë po të kishte ndodhur kjo gjë. Jemi në pikën ku kjo gjë është bërë normale korrupsioni. Janë qindra miliona euro të shqiptarëve që shkojnë në disa xhepa. Kjo është pjesa më shqetësuese normalizimi me të keqen”, tha Shabani.

Kreu i Nisma “Thurje” kritikoi SPAK që ende nuk ka bërë ende sa duhet për hetimin e aferës së inceneratorëve, e cila sipas tij për një kohë të shkurtër do të nxjerrë kryeministri Rama si kreun e saj, teksa shtoi se edhe 3 kryebashkiakët ku janë vendosur djegësat janë të përfshirë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit