Home Aktualitet “Rozafa” hyn ...

“Rozafa” hyn në dhjetëshen e kompanive kampione të ekonomisë shqiptare

121
0

Nga: Albert Vataj

Treguesit e eksporteve në përgjithësi, sipas INSTAT, janë në nivele të kënaqshme. Roli i sipërmarrjeve shqiptarë ka qenë dhe mbetet me tendencë rritjeje të kësaj hallke të rëndësishme të zhvillimit ekonomik. “Lajm i gëzuar në këtë fillimviti”, shkruan në rrjetet sociale Gjergj Luca, i cili publikon statistikat e fundit të bëra prezent, ku Kompania Rozafa që ai drejton, renditet në dhjetëshen e kompanive kampione në eksportet shqiptare.
“Shqipëria tashmë nuk eksporton vetëm energji dhe minerale por për herë të parë Kompania “Rozafa” listohet një ndër dhjetë korporatat kampione të ekonomisë sonë.

Eksportet shqiptare të prodhimeve dhe ushqimeve të detit “Made in Albania”, markë cilësore e punës dhe krenarisë tonë!” vijon ai, duke vlerësuar këtë arritje si fryt i punën dhe besimit te kapacitetet e potencialeve shqiptare, te mundësitë në rritje që ofron sipërmarrja shqiptare, për të ndikuar pozitivisht në ekonominë e vendit.

“Rozafa”, është tashmë kompania që zë vendin e saj të merituar në dhjetëshen e eksportuesve, treguesit e së cilës premtojnë për të ardhmen e produkteve “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare. Kjo arritje është fryt i vizionit dhe kurajës së Gjergj Lucës, atij që është në krye të çdo pune, dhe në zgjidhjen e çdo situate. Kjo arritje është patjetër edhe tregues i përkushtimit të një stafi profesionistësh dhe një armate punonjësish, të cilët janë gjeneratori i kësaj energjia shtytëse për të ecur përpara.

Një indicie të veçantë të kësaj arritje të kompanisë Rozafa e ka edhe vlerësimi me korrektësi, përgjegjësi, guxim dhe larpamësi të tregjeve ndërkombëtare të akuakulturave, ku një vend me prioritet zë Japonia me peshkun ton. Gjithashtu edhe trajtimi me prioritet që Gjergj Luca i ka dhënë investimeve në flotën e peshkimit, në akuakulturë dhe infrastrukturën e ndërlidhur me këtë sektor.

Fuqizimi i eksportit të akuakulturave e rendit industrinë e peshkimit dhe përpunimit, që përfaqësohet në këtë sfidë me Kompaninë Rozafa, në listën e gjigandëve të ekonomisë shqiptare, duke bërë të mundur shtimin e kapaciteteve dhe fuqizimin e këtij sektori, të cilin shteti e ka trajtuar dhe konsideruar si potencial në treguesit pozitiv të eksporteve shqiptare në rritje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit