Home Aktualitet “Rozafa...

“Rozafa” e Gjergj Lucës uron shqiptarët për Vitin e Ri

216
0

Festat e fundvitit kanë mbërritur edhe në Rozafa Fish City që ndodhet vetëm 3 km larg qytetit të Elbasanit, ndërtuar rrëzë një kodre mes artit dhe historisë. Ideatori i kësaj mrekullie mbetet Gjergj Luca, ai po e zgjeron aktivitetin kudo në Shqipëri me një pasion idealist dhe me parimin se “kjo Shqipëri duhet bërë këtu me punë”.

Drejtuesi i saj Gjergj Luca, djali i aktorit të madh Ndrec Luca, ka menduar që këto ditë të jetë sa më pranë stafit duke i dhuruar lumturinë e merituar.

Ai ka organizuar një festë madhështore me muzikë dhe kërcim, ku nuk kanë munguar as dhuratat.

Ai shkruan te video e postuar:

“Ne jemi pasqyra e atdheut që punon, jemi familja e madhe Rozafa që respekton individin dhe shoqërinë e në këtë fundviti me qindra punonjës po u dërgojmë mijëra urime: Gëzuar Shqipëri, të gjithë një ditë këtu do kthehen e do investojnë!
#rozafa #gjergjluca #madeinalbania #gëzuar23″.

Gjergj Luca u shpall këtë vit edhe NJERIU I VITIT .

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit