Home ShowBiz Rrëfehet Nita...

Rrëfehet Nita Latifi: Gjatë BBV kisha shtrëngime në gjoks…

130
0

E ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, Nita Latifi foli mbi luftën me tumorin e gjirit dhe rrëfimin që bëri në Big Brother VIP. Ajo tha se filloi të kishte shqetësime të vogla që në javën e dytë gjatë qëndrimit në shtëpi dhe ishte e frikësuar për shëndetin e saj.

“Momentin që hyra në shtëpi, që në javën e dytë fillova të kem disa shqetësime të vogla. Frika ime më e madhe ishe që nuk e dija se çfarë po ndodh, ishte diçka e panjohur, kisha shtrëngime në gjoks, dhimbje të mëdha në gjoks që nuk më kishin ndodhur më herët. Kjo më bëri që të shqetësohem, u frikësova.

Tani të gjithë e dimë sa është rritur numri i këtyre problemeve të ndryshme te gratë. Mendova edhe të dilja nga shtëpia, ai ka qenë momenti më i fortë më i vështirë i imi në shtëpi. Momenti kur unë kam vendos, kam thënë që dua të lë shtëpinë se shëndeti im është mbi të gjitha. Falë produksionit isha te një mjek që më tha se rezulton të jetë edhe për shkak të ndryshimit të klimës, rezultoi të ishte diçka për t’u mos u shqetësuar”, tha Nita.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit