Home Bota Rrëzohet avio...

Rrëzohet avioni ushtarak amerikan me 8 persona në bord në detin e jashtëm të Japonisë

37
0

Një avion ushtarak amerikan me tetë veta në personel në bord është rrëzuar në det pranë ishullit Jakushima të Japonisë, tha roja bregdetare japoneze.

Përplasja përfshiu një avion Osprey,dhe ndodhi rreth orës 14:47 me orën lokale të së mërkurës, sipas një zëdhënësi të rojes bregdetare.

Sekretari kryesor i kabinetit të Japonisë Hirokazu Matsuno tha se avioni u zhduk nga radarët në orën 14:40 me orën lokale.

Zëdhënësi i rojes bregdetare, Kazuo Ogawa, tha se roja bregdetare ka vendosur avionë dhe anije patrullimi në vendin e rrëzimit. Ai tha se ende nuk mund të konfirmohen detaje të tjera, duke përfshirë sigurinë e personave në bord.

Një thirrje urgjente u mor nga një varkë peshkimi pranë vendit të përplasjes në Yakushima, një ishull në jug të Kagoshima, tha zoti Ogawa.

Banorët vendas thanë se motori i majtë i avionit ishte në zjarr kur ra në det, raportoi transmetuesi japonez MBC.

Ushtria amerikane në Japoni tha se ata ende po mbledhin informacione për incidentin. Nuk është ende e qartë se cilës bazë amerikane i përkiste Osprey.

Aeroplani besohet se ishte nisur nga Iwakuni në Okinawa.

Avionët përdoren për një gamë të gjerë të llojeve të misioneve që përfshijnë sulmet ajrore, furnizimin me karburant ajror, evakuimin dhe rikuperimin dhe transportimin e personave VIP.

Vitet e fundit janë raportuar një numër përplasjesh që përfshijnë avionin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit